Select Page

– “Kështu jua shpjegon Allahu argumentet e Veta, me qëllim që ju të kuptoni.” – Pra, kështu na i sqaron neve Allahu i Lartësuar kufijtë e Tij, hallallin dhe haramin dhe çdo ligj të dobishëm për ne. Ai i sjell këto dispozita, që ne të mendohemi thellë rreth tyre dhe të nxjerrim prej tyre urtësi dhe qëllime të larta. Çdokush që mendon thellë rreth teksteve të sjella nga Zoti, duke nxjerrë prej tyre urtësi dhe dispozita, me siguri që do të punojë i nxitur prej tyre. Pastaj thotë i Madhëruari: