Select Page

– “Aty janë ato (Hyri) që i përqendrojnë shikimet e tyre …” – Vështrimet e këtyre grave janë të kufizuara vetëm te bashkëshortët e tyre, për shkak të bukurisë së burrave dhe dashurisë së fortë të grave për ta. Edhe vështrimet e burrave janë të mbërthyera te gratë e tyre, për shkak të bukurisë së grave dhe kënaqësisë së madhe të kontaktit me to.

“… e të cilat nuk i ka prekur kush më parë, as njerëz, as xhinde. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Këto gra të Xhenetit nuk i ka prekur askush më parë, as njeri e as xhind. Ato janë të virgjëra dhe shumë të dashuruara pas burrave të tyre. Ato janë shumë të zonja për të falur kënaqësi e dashuri, me fjalë e zëra tërheqës, me përkëdhelje e sjellje të ëmbla. Ato janë sikurse i përshkruan Zoti i tyre: