Select Page

“Atë ditë nuk pyetet për gjynahet e veta as njeriu, as xhindi. Atëherë, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?!” – Atë ditë nuk do të pyeten njerëzit dhe xhindët për të mësuar se ç’ka ndodhur, sepse Allahu është i Gjithëdituri, që di të dukshmen dhe të fshehtën, të shkuarën dhe të ardhmen. Ai do t’i shpërblejë ata sipas veprave të tyre, të cilat Ai i di shumë mirë.

Allahu i Lartësuar ka bërë që, Ditën e Gjykimit, të mirët dhe të këqijtë të kenë shenja të dukshme, me të cilat do të dallohen nga njëri-tjetri, sikurse thotë i Lartësuari në një sure tjetër: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t’u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.” [Al Imran 106, 107]. Ndërsa në këtë sure thotë: