Select Page

– “Ata e mohojnë të vërtetën kur u vjen, …” – Përgjegjësia ndaj të vërtetës është që, së pari, të pasohet, së dyti, të falënderohet Allahu i Lartësuar për lehtësimin e arritjes së saj tek ti dhe, së treti, ajo të zbatohet e të përhapet. Por ata, në vend të kësaj, veprojnë të kundërtën, prandaj meritojnë ndëshkimin e të Drejtit, që thotë:

“… por shpejt do ta shohin atë që e përqeshnin.” – Atë që e tallnin dhe e konsideronin si gënjeshtër, do ta shohin qartë dhe do të binden që është e vërtetë. Atë ditë do të dalë në shesh gënjeshtra dhe mosbesimi i padrejtë i jobesimtarëve.

Ata tallen me ringjalljen, me Xhenetin dhe me Zjarrin, por kur të vijë Dita e Gjykimit, mohuesve do t’u thuhet: “Ky është zjarri, që ju e mohonit. Mos është kjo ndonjë magji, apo ju nuk shihni?!  Digjuni në të! E duroni apo nuk e duroni, njësoj është për ju! Ky është i vetmi “shpërblim” për atë që e merituat me veprat tuaja!” [Tur 14 – 16].

Gjithashtu, i Lartësuari thotë: “Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre më të fortë se Allahu nuk ka për ta ringjallur atë që vdes. Përkundrazi, (Ringjallja) është premtimi i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk e dinë. Ai do t’i ringjallë ata për t’ua bërë të qartë të vërtetën e asaj, për të cilën ranë në kundërshti dhe për t’a ditur mirë jobesimtarët se ishin gënjeshtarë.” [Nahl 38, 39]. Më pas, Allahu i Madhëruar i porosit që të marrin mësim nga ngjarjet e popujve të shkuar, duke thënë: