Allahu i Lartësuar i mundësoi anijet për robërit e Tij, të cilat, me lejen e Tij, lundrojnë në det. Është i Gjithëmëshirshmi që ia mundësoi njeriut ndërtimin e mjeteve lundruese në përgjithësi. Shpesh, ato janë aq të mëdha, saqë duken si male të larta. Njerëzit hipin në to dhe nëpërmjet tyre transportojnë mallra për tregti etj.
Është Allahu i Lartësuar, Ruajtësi i qiejve dhe tokës, Ai që i ruan ata në hapësirat e frikshme të deteve e oqeaneve. Kjo është, sigurisht, një mirësi e madhe e Allahut, për të cilat duhet lavdëruar dhe falënderuar. Prandaj i Lartësuari thotë përsëri: “Cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?