– “(A e dini) Si ishte ndëshkimi dhe paralajmërimi Im? Ne lëshuam kundër tyre një ushtimë të vetme, dhe ata u bënë si shtrojë vathi.” – Ai ishte ndëshkimi më i rëndë. Allahu i Plotfuqishëm lëshoi mbi ta një ushtimë të madhe, që i shkatërroi nga i pari deri tek i fundit, përveç Profetit të Tij Salih dhe të gjithë besimtarëve që e shoqëronin.