Select Page

– “Vallë, vetëm atij iu dha Shpallja ndër ne?” – Përse Allahu zgjodhi atë nga mesi ynë për t’i dhënë Shpalljen? Çfarë e bën atë të veçantë nga ne? Ky qe një justifikim i kotë i tyre. Jobesimtarët në çdo kohë kanë nxjerrë një justifikim të tillë për refuzimin e profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Allahu i Madhëruar i është përgjigjur këtij justifikimi bosh me fjalët që profetët u kanë thënë popujve të tyre: “Të dërguarit e tyre u thanë: “Të dërguarit u thanë: “Ne jemi veçse njerëz, sikurse edhe ju, por Allahu ia dhuron mirësinë kujt të dojë nga robërit e Vet. Nuk na takon ne t’ju sjellim ndonjë argument, përveçse me dëshirën e Allahut. Vetëm Allahut le t’i mbështeten besimtarët.” [Ibrahim 11.]

Është Allahu i Madhëruar që i zgjedh dhe i veçon profetët nga të tjerët, duke i dalluar me cilësi e vityte të larta. Është Ai që i përzgjedh, që të jenë të aftë të përballojnë peshën e Shpalljes së Zotit të tyre. Gjithashtu, është mëshirë dhe urtësi e madhe nga Allahu i Madhëruar që i zgjodhi ata të jenë prej njerëzve. Nëse do t’i bënte prej melekëve, njerëzit nuk do të mund t’i merrnin mësimet e Zotit, për shkak të vështirësisë së komunikimit mes këtyre dy llojeve të krijesave.

Gjithashtu, nëse Zoti do të jepte një shenjë kaq të dukshme, si shfaqja e melekëve, duke plotësuar kështu kërkesat e caktuara nga populli si kushte për të besuar, dhe nëse pas saj njerëzit ende nuk do të besonin, atëherë ndëshkimi do të ishte i menjëhershëm dhe i pashmangshëm. Përfundimisht, është mëshira dhe urtësia e Allahut që profetët kanë qenë njerëz. Kështu, këto fjalë të themudëve ishin thjesht justifikim për të mohuar profetin Salih. Më pas, ata bënë një deklaratë të shëmtuar për Profetin e tyre, duke thënë:

– “Jo, por ai është një gënjeshtar mendjemadh!” – Do ta kuptojnë nesër se kush është gënjeshtari mendjemadh!” – Kuptimi: Ai është mashtrues i madh dhe gjithë ligësi. Allahu i shëmtoftë dhe i poshtëroftë! Sa mendjelehtë e të paturpshëm, sa të padrejtë e mosmirënjohës të pashembullt që ishin! Si është e mundur që t’i trajtosh në këtë mënyrë njerëzit më të sinqertë dhe dashamirës, njerëzit më të çiltër dhe më të mëshirshëm  me popullin e tyre?! Si mund të mohosh këshilluesit e urtë dhe durimtarë, që këshillojnë për çdo të mirë dhe largojnë nga çdo e keqe? Prandaj, kur padrejtësia e tyre kaloi kufijtë, Allahu i Madhëruar i ndëshkoi.