Select Page

– “Kur shpirti arrin në fyt, e ju në atë çast shikoni (njeriun në agoni), Ne jemi më afër tij sesa ju, por ju nuk e shihni.” – Kur njeriut në prag të vdekjes i arrin shpirti në gropën e fytit dhe ju e vështroni me keqardhje në atë gjendje, Ne – thotë Allahu – jemi më pranë atij me diturinë Tonë dhe me melekët Tanë, por ju nuk arrini ta shihni këtë realitet.