Select Page

– “… se, me të vërtetë, ai është Kur’ani i nderuar …” – Ai betohet për të përforcuar vërtetësinë e Kur’anit, për të cilin nuk duhet të ketë asnjë dyshim. Kur’ani përshkruhet nga Allahu si ‘kerim’ – “i nderuar e plot bekime”, domethënë, plot mirësi e dituri. Çdo mirësi dhe çdo dituri e dobishme përfitohet nga Libri i Allahut.