Select Page

“A e keni parë zjarrin, që ju e ndizni? Vallë, ju e krijuat drurin e tij, apo Ne jemi Krijuesi?” – Edhe zjarri është një mirësi e domosdoshme, pa të cilin njerëzit nuk mund të bëjnë dot. I Madhëruari i bën njerëzit që të mendojnë rreth zjarrit, që krijohet nga druri. Është Allahu Ai që i ka krijuar pemët, duke i bërë që prej tyre të ndizet zjarri. Njerëzit ndezin zjarr dhe e përdorin sipas nevojave të tyre. Kur mbarojnë punë, ata mund ta shuajnë atë përsëri.