Select Page

   Pas mirësisë së ushqimit, Allahu i Madhëruar kujton mirësinë e ujit të pijshëm. Nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut, që na i mundëson këtë mirësi të madhe, ne nuk do të kishim asnjë mundësi për ta arritur atë. Eshtë i Gjithëmëshirshmi që e zbret ujin prej reve, duke mbushur rrëke e lumenj mbi tokë e nën tokë. Po të dëshironte Ai, mund ta bënte ujin të kripur apo të hidhur, domethënë jo të pijshëm. Përse, atëherë, nuk e falënderoni Allahun për këtë mirësi të mrekullueshme?