– “A e shini farën (spermën), që e derdhni? Vallë, ju e krijoni atë, apo jemi Ne që e krijojmë? Ne e kemi përcaktuar vdekjen ndër ju dhe Ne askush nuk mund të na pengojë. Që t’ju zëvendësojmë me të tjerë si ju dhe t’ju krijojmë rishtazi, ashtu si nuk e dini.” – A e keni menduar fillimin e krijimit tuaj nga një lëng, që e derdhni? Vallë, ju jeni krijuesit e tij dhe të fetusit që zhvillohet prej tij, apo Ne?!
Është Allahu i Madhëruar Ai që krijoi tek ju epshin dhe gjithçka që çon në kënaqësinë seksuale. Është Allahu i Madhëruar Ai që e bëri çiftin për njëri-tjetrin, me dashuri e dhembshuri të ndërsjelltë. Në këtë mënyrë vazhdon dhe ruhet gjinia njerëzore. Duke na bërë të meditojmë rreth krijimit të parë, Allahu i Madhëruar na mëson që, nëpërmjet tij, të argumentojmë vërtetësinë e ringjalljes:
– “Ju e dini mirë krijimin e parë, atëherë përse nuk mendoni?” – A nuk e kujtoni faktin se i plotfuqishmi për t’ju krijuar në fillim është i plotfuqishëm për t’ju rikthyer në jetë?