Select Page

– “Atëherë, Ne, me një shi të vrullshëm, hapëm dyert e qiellit, ndërsa nga toka shpërthyem burime uji, dhe kështu uji u bashkua siç ishte caktuar.” – Allahu i Lartësuar lëshoi sasi të mëdha uji nga qielli dhe nga toka, madje edhe nga një furrë, nga ku vlonte zjarri. Kështu, me urdhrin e Allahut, uji i zbritur nga qielli u bashkua me atë që buronte nga toka, për t’u plotësuar në këtë mënyrë ajo që Zoti e kishte shkruar, si ndëshkim për zullumqarët.