Select Page

– “Thuaju: “Të jeni të sigurt se, edhe të parët edhe të fundmit, keni për t’u tubuar në një ditë të caktuar.”” – Të parët dhe të fundit, të gjithë pa përjashtim, ka për t’i ringjallur i Plotfuqishmi, Allahu i Madhëruar, i Cili do t’i tubojë në Ditën e Caktuar. Zoti e përcaktoi atë ditë për të ringjallur për të marrë në llogari krijesat, dhe pastaj për t’i shpërblyer sipas veprave që kanë bërë në dynja.