Select Page

Allahu i Madhëruar u kujton edhe një herë besimtarëve mirësinë e Tij të madhe kur i ruajti nga e keqja e qafirëve:

– “Është Ai që, brenda në Mekë, pengoi duart e tyre kundër jush dhe duart tuaja kundër tyre, pasi ju dhuroi fitoren kundër tyre.” – Ishte Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët nga sherri i qafirëve të Mekës. Por ishte, gjithashtu, Allahu i Madhëruar që i ruajti besimtarët të mos bënin luftë në Mekë me qafirët, edhe pse e kishin mundësinë t’i luftonin e asgjësonin.

Rasti i dytë flet konkretisht për një grup qafirësh prej tetëdhjetë burrash nga Meka, që planifikuan të godisnin muslimanët në pabesi e befasi. Muslimanët arritën që t’i kapnin këta qafirë dhe nuk i vranë, por i lëshuan. Ishte mëshira e Allahut që nuk i lejoi muslimanët ta asgjësonin atë grup.

– “Allahu shikon gjithçka që veproni.” – Allahu sheh dhe do ta shpërblejë çdo njeri sipas punës që ka bërë. Për besimtarët, Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë, duke i udhëzuar në veprat më të mira dhe më të dashura për Të. Në vijim, Allahu i Madhëruar tregon arsyet për luftën kundër idhujtarëve: