– “Por do të keni edhe të tjera, të cilat nuk keni pasur mundësi t’i arrinit, sepse Allahu i ka të gjithë nën sundim..” – Allahu ju premton edhe plaçkë tjetër, që ende nuk e keni shtënë në dorë. Të jeni të sigurt se Allahu është i Plotfuqishëm për t’jua dhuruar, sepse gjithçka është nën sundimin dhe pronësinë e Tij, aq më shumë që Ai jua ka premtuar ato, dhe premtimi i Tij duhet të shkojë patjetër në vend.
Premtimi i Allahut nuk mund të shkelet kurrë, sepse Ai është i Plotë në pushtetin dhe mbretërimin e Tij, siç thotë vetë Ai më pas:
– “Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka.”