– “Atyre u shërbejnë djelmosha të përjetshëm (në rininë e tyre), ...” – Këta djem të rinj vërtiten mes banorëve të Xhenetit për t’u shërbyer dhe përmbushur çdo kërkesë dhe dëshirë të tyre. Ata janë djelmosha shumë të bukur dhe të hijshëm. Ata janë ashtu si i përshkruan i Madhëruari, që i krijoi: “si diamantë të ruajtur”, pra, si diamantë të fshehur, që nuk i ka dëmtuar apo cenuar gjë. Ata janë krijuar që të jenë të përjetshëm: nuk plaken, nuk ndryshojnë dhe nuk rriten më shumë nga mosha e vogël që Zoti i ka krijuar. Ata vërtiten mes xhenetlinjve me enët e tyre plot pije të mrekullueshme: