– “Para Allahut, atyre nuk do t’u bëjë dobi as pasuria e as fëmijët e tyre.” – Pasuria e fëmijët nuk mund ta largojnë asnjë fije ndëshkimin e ahiretit dhe as nuk mund të ndihmojnë me ndopak shpërblim.
– “Ata janë banorët e Xhehenemit, ku do të jenë përgjithmonë.” – Munafikët nuk do të dalin kurrë nga zjarri i Xhehenemit. Atje do të jenë përgjithmonë.