– “Shikimi i tij nuk u shmang e as nuk tejkaloi masën.” – Shikimi i Profetit (a.s.) nuk devijoi djathtas ose majtas dhe as nuk tejkaloi masën. Kjo tregon për edukatën e lartë të Profetit (a.s.), të shfaqur edhe në shikimin e tij. Edhe pse ai u ngrit në një gradë aq të lartë, ai nuk devijoi dhe nuk e tejkaloi masën në zbatimin e urdhrit, për të treguar kështu moralin e tij të lartë, që nuk mundi ta arrijë askush prej krijesave, nga të parët deri tek të fundit. Njeriu mund ta cenojë gradën e tij në lidhje me detyrimet duke mos i zbatuar fare ato, duke i zbatuar me mangësi ose duke devijuar prej tyre, por Profeti (a.s.) ishte i ruajtur nga të gjitha këto.