Select Page

  “Thuaj: “Më tregoni, nëse uji juaj humbet në thellësi, kush do t’ju sjellë juve ujë në sipërfaqe?!” –  Kuptimi: Nëse uji fshihet nëpër tokë e në brendësi të saj, kush do t’ju sjellë juve ujë që të pini apo që të ujisni bimësinë e kafshët tuaja? Kjo pyetje nuk ka nevojë për t’u menduar gjatë, që t’i japësh përgjigjen. Pra, askush nuk mund t’jua japë atë, veç Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mëshirëplotë.