– “A mos njohin ata fshehtësitë, që të mund t’i shkruajnë?! A mos po kurdisin kurthe kundër teje? Le ta dinë atëherë, se në kurth do të bien vetëm ata që nuk besojnë.” – Kurthet që ata ngrejnë rëndojnë veç mbi kurrizin e tyre, sepse nuk dëmtojnë njeri tjetër. Dhe, vërtet, i Madhëruari e çoi në vend këtë premtim ndaj të Dërguarit të Tij, prandaj vetëm Allahut i takon falënderimi dhe lavdia për këtë. Edhe pse qafirët nuk lanë asnjë mjet dhe rrugë për të luftuar dhe shfarosur Profetin dhe fenë e tij, Allahu i Madhëruar e ndihmoi të zgjedhurin e vet, duke bërë që feja e tij të triumfojë mbi të gjithë armiqtë.