Select Page

– “A mos po u kërkon atyre shpërblim, e ata janë të rënduar nga shpenzimet?” – A mos po u kërkon atyre ndonjë shpërblim për kumtimin e plotë të Shpalljes së Zotit, dhe kështu ata janë të rënduar nga shpenzimet kundrejt teje? Jo, aspak. Përkundrazi, angazhimi yt i vetëm është që ata të udhëzohen, madje je ti ai që u jep atyre pasuri të shumta, me qëllim që zemrat e tyre të zbuten dhe të pranojnë ftesën tënde, që dituria dhe imani të zenë vend në zemrat e tyre.