Select Page

– “Po ti bëhu i durueshëm ndaj caktimit të Zotit tënd …” – Bëhu i durueshëm ndaj gjykimit të Zotit tënd, qoftë për përcaktimet e Tij, qoftë për detyrimet fetare. Bëj durim në çdo vështirësi që do të hasësh dhe mos u zemëro apo të shprehësh pakënaqësi ndaj përcaktimit të Zotit tënd. Pranoje gjithçka me zemër të nënshtruar dhe të kënaqur plotësisht me urdhrin e Zotit të saj.

  “… dhe mos u bëj si ai i peshkut…” – Këtu bëhet fjalë për Junus Ibn Mettâ-n (a.s.). Pra, mos u bëj si ai, në gjendjen ku arriti, e cila u bë shkak që të qëndronte më pas në barkun e peshkut. Ai nuk bëri durim ndaj popullit të tij, ashtu siç pritej dhe kërkohej prej tij, por u largua i zemëruar prej tyre. Më pas, kur hipi në një anije, njerëzit që ishin në të u detyruan që të lehtësonin anijen nga pesha e rëndë. Për të zgjedhur se cili do të hidhej në det, ata hodhën short. Shorti i ra Junusit, të cilin, kur e hodhën në det, atë e gëlltiti një peshk i madh.

– “… kur u lut, në atë gjendje trishtimi.” – Ai u dëshpërua mjaft në barkun e peshkut, prandaj filloi të lutej duke thënë: “Lâ ilâhe il-lâ Ente! Sub’ĥâneke! Innî kuntu mineđh-đhâlimîn (Nuk ka asnjë të adhuruar me meritë veç Teje! Ti je larg çdo të mete! Nuk ka dyshim se unë isha prej të padrejtëve!). Atëherë, Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij dhe e urdhëroi peshkun që ta nxirrte atë në tokë të hapur. Junusi ishte i sëmurë dhe Allahu i Lartësuar bëri që pranë tij të mbinte një kungull. Për këtë arsye, i Lartësuari thotë: