– “A mos po u kërkon atyre shpërblim e ata të rëndohen nga shpenzimet?!” – Largimi tyre prej teje është i pa justifikueshëm. Edhe për neverinë që shprehin dhe mosbesimin ndaj së vërtetës, ku ti i fton, ata nuk mund të shfaqin asnjë shkak të pranueshëm e të qenësishëm. Ti po u mëson atyre besimin e drejtë dhe po i fton në rrugën e së mirës, pa iu kërkuar asnjë lloj shpërblimi, por thjesht se kështu është më mirë edhe për ta. Ata nuk rëndohen aspak nga ftesa jote. Kështu, ata nuk kanë asnjë arsye që të justifikojë mosbesimin e tyre.