– “Pra, m’i lër Mua ata që e mohojnë këtë Kur’an!” – Ky është një kërcënim vërtet i frikshëm. Allahu i Lartësuar thotë: Më lër Mua vetëm për vetëm me ata që e mohojnë dhe e hedhin poshtë Kur’anin dhe mos kërko përshpejtimin e ndëshkimit për ta, se dënimi i përgatitur për ta është shumë i rëndë.
– “Ne do t’i afrojmë ata gradualisht (drejt ndëshkimt), prej nga nuk e presin. Unë u jap afat atyre, sepse ndëshkimi Im është shumë i fortë.” – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai i afron gradualisht ata drejt një ndëshkimi, që ata as nuk arrijnë ta imagjinojnë dhe, gjithashtu, i afatizon ata. Ai i furnizon me pasuri dhe fëmijë, ua shton stolitë e kësaj bote, që ata të kënaqen dhe të vazhdojnë në rrugën e humbjes dhe shkatërrimit. Ky është kurthi i Allahut për armiqtë jobesimtarë, dhe kurthi i Tij është i fortë e i pathyeshëm. Ai ka për t’i ndëshkuar ata në përmasa që ata as mund ta mendojnë tani.