Select Page

– “Kush është ai që do t’ju furnizojë, nëse Ai jua ndërpret furnizimin e Vet?” – Furnizimi dhe begatitë vijnë të gjitha prej Allahut të Lartësuar, Zotit të Vetëm. Nëse Ai ju ndërpret rrizkun e Tij, kush mund t’jua japë atë? Krijesat janë të pafuqishme që të sigurojnë furnizimin për vetveten, prandaj si mund t’ua sigurojnë atë të tjerëve?! Furnizuesi dhe Dhuruesi i çdo mirësie është Allahu i Lartësuar dhe i Mëshirshëm. Asnjë mirësi nuk mund të pritet prej dikujt tjetër, veç Tij. Është pikërisht Ai që e meriton adhurimin tonë. Por, a i nxit ky fakt qafirët që ta adhurojnë Allahun e Lartësuar?!

– “Jo, askush, por ata vazhdojnë me arrogancë e kundërshtime.” – Përkundrazi, ata zhyten edhe më thellë në ashpërsinë e tyre dhe kurrë nuk i zbusin zemrat për të përqafuar të vërtetën, madje vrapojnë si të çmendur për t’u larguar nga e vërteta, nga e vetmja rrugë e lumturisë së tyre.