– “Edhe ata që ishin më parë mohuan, por si ishte dënimi Im?” – Kuptimi: Popujt që jetuan para jush i shpërfillën kërcënimet e sjella nga profetët e tyre në librat e Zotit, ashtu sikurse mohoni edhe ju sot. Por ju e dini shumë mirë se si i shfarosi dhe i shkatërroi Allahu i Lartësuar ata. Si ishte ndëshkimi i Allahut për ata të dëshpëruar? Ai i ndëshkoi që në këtë jetë, para se të vuajnë ndëshkimin e merituar në jetën tjetër. Pra, jini të kujdesshëm, që të mos e pësoni dhe të goditeni nga i njëjti ndëshkim si ata.