Select Page

“Më i urti prej tyre tha: “A nuk ju thashë përse nuk e përmendni Zotin?” – Ai i qortoi ata pse nuk kishin madhëruar Allahun e Lartësuar, duke i mohuar çdo cilësi që nuk i shkon madhështisë dhe krenarisë së Tij. Ata nuk duhej të mendonin se ishin të pavarur nga i Plotpushtetshmi. Ata mund të vepronin veçse me lejen e Tij, prandaj duhej të thonin: “Inshâallâh!” – “Në dashtë Allahu!”. Ata duhej të kujtonin dhe të pranonin me përulje faktin se asnjë dëshirë e tyre nuk mund të realizohet pa ndihmën e Allahut të Plotpushtetshëm dhe Mbizotërues mbi gjithçka.