– Ata thonë: “Ne, edhe në gjirin e familjeve tona druheshim (nga Frika e Zotit).” – Kuptimi: Kur ishim në dynja, ne i druheshim Zotit edhe në gjirin e familjeve tona. Nga frika ndaj Zotit dhe llogarisë para Tij, i lamë gjynahet dhe u munduam të rregullojmë gabimet dhe mangësitë tona.