– “Ne do t’ua shtojmë të mirat atyre: fruta e mish, si t’ua ketë ënda.” – Ndër begatitë e shumta me të cilat Zoti do t’i kënaqë banorët e Xhenetit janë edhe frutat e shijshme. Rrushi, shega, molla e shumë fruta të tjera të mrekullueshme, janë kënaqësi që ata do t’i shijojnë, përveç ushqimeve të pakrahasueshme që do të kenë përjetësisht në Xhenet. Nëse kërkojnë mish, do t’u jepet çdo lloj mishi që dëshirojnë: mish shpendësh apo kafshësh të tjera.