Ad quhej një popull i njohur shumë i fuqishëm. Kur ata mohuan Profetin e dërguar tek ata, Hudin, Allahu i Lartësuar lëshoi si ndëshkim kundër tyre një erë të fuqishme, që nuk përmbante asnjë të mirë, por vetëm shkatërrim dhe ndëshkim. Kudo ku kaloi, ajo shfarosi gjithçka dhe e shndërroi në pluhur, sikur të mos kishin ekzistuar kurrë.
Edhe pse ishin një popull tejet i fuqishëm, si askush tjetër në botë, Zoti i zhduku. Kjo tregon për forcën dhe pushtetin absolut të Allahut të Madhëruar, të Cilit nuk i shpëton asgjë në gjithësi. Ai e ndëshkon ashpër atë që nuk i bindet dhe nuk kthen rrugë.