– “Të shënuar nga Zoti yt, për secilin nga ata që ka kaluar kufijtë.” – Çdo gur ishte i shënuar dhe i adresuar se kë do të vriste. Në çdo gur ishte shenja dalluese e viktimës së tij. Ata, vërtet, i kishin kaluar kufijtë. Megjithatë, Ibrahimi (a.s.) filloi të diskutonte me melekët-mysafirë për ndonjë falje të mundshme për popullin e Lutit. Por Allahu i Lartësuar tha: “O Ibrahim, lëre këtë! Urdhri i Zotit tënd tashmë ka zbritur. Nuk ka më dyshim se ata do të vuajnë një dënim të pashmangshëm.” [Hud 76]. Dhe ashtu ndodhi: