– “Në qiell është furnizimi juaj dhe ato që ju premtohen.” – Furnizimi juaj për këtë dynja dhe për botën tjetër, furnizimi trupor dhe shpirtëror, vjen nga qielli. Nga lart vjen shiu dhe çdo caktim i Zotit. Në qiell janë edhe ato që ju premtohen, qofshin ato shpërblime në dynja apo në ahiret. Kështu, Allahu i Madhëruar dhe i Urtë, pasi na udhëzoi të nxjerrim mësime nga këto fakte, siç marrin njerëzit e mençur, vijon të betohet se kjo që Ai premton është po aq e vërtetë, sa edhe fakti që ne flasim me njëri-tjetrin. I Plotfuqishmi thotë: