– “Po çfarë kanë ata që i largohen këshillës? Ata janë si gomarë të egër të trembur, që vrapojnë prej luanit.” – Ata janë të pavëmendshëm, mospërfillës e të painteresuar. Ata i largohen dhe i urrejnë aq shumë paralajmërimet dhe kërcënimet e Allahut, sa u përngjajnë gomarëve të egër, që vrapojnë të të tmerruar nga luani dhe që trembin edhe njëri-tjetrin, që të largohen sa më shumë. Ja, kështu i largohen ata të vërtetës. Me gjithë urrejtjen që kanë për të vërtetën, ata lëshojnë pretendime të mëdha, sikurse thotë i Madhëruari :