– “Ne, nuk e besonim as Ditën e Gjykimit, …” – Ky është përfundimi i angazhimit me të kotën dhe i shpërfilljes së të vërtetës e porosive të Zotit. Mohimi i të vërtetës, sidomos për Ditën e Gjykimit, atëherë kur Zoti do t’i shpërblejë njerëzit sipas veprave të tyre, është shkaku i dëshpërimit dhe i ndëshkimit të përjetshëm. Atë ditë, krijesave do t’u shfaqet i qartë dhe i plotë pushteti dhe mbretërimi i Allahut. Atë ditë do të duket gjykimi i Tij i drejtë dhe i urtë për gjithçka dhe për gjithkënd.