Select Page

Por ti ji i durueshëm ndaj fjalëve të tyre dhe madhëroje Zotin tënd në agim dhe në muzg! Edhe në një pjesë të natës madhëroje Atë, ashtu si edhe pas namazeve!” – Ji i durueshëm ndaj fyerjeve që të bëjnë, si dhe ndaj mohimit të fesë që solle prej Zotit tënd! Përqendrohu në adhurime dhe tesbih për Zotin tënd, në fillim të ditës dhe në fund të saj.

Po kështu vepro edhe gjatë natës dhe në përfundim të çdo namazi. Pa dyshim, kujtimi dhe angazhimi me adhurimin e Allahut e ngushëllon dhe i sjell qetësi shpirtit. Adhurimet e lehtësojnë dhe forcojnë durimin.