Select Page

“Të gjitha këto janë fakte për cilindo që ka zemër, që dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” – Këto fakte janë të vlefshme për çdo njeri që ka zemër të gjallë, të madhe, të pastër e të shëndetshme. Të tillë njerëz, kur dëgjojnë faktet e Zotit, reflektojnë, kujtojnë, nxjerrin mësime dhe lartësohen në grada te Zoti i tyre.

Këto fakte janë të vlefshme edhe për njerëzit që i dëgjojnë me vëmendje ato, të përqendruar me zemrën e tyre. Për të gjithë këta, ky Kur’an është mësim, shërim, kujtim, udhëzim dhe mëshirë. Ndërsa ata që i kthejnë shpinën udhëzimit dhe nuk iu vënë veshin ajeteve të Zotit, ata nuk përfitojnë gjë prej tyre. Të tillët nuk e pranojnë udhëzimin dhe urtësia e Allahut nuk e ka përcaktuar që ata të udhëzohen.