Select Page

Allahu i Lartësuar u drejton një kërcënim të gjithë idhujtarëve, që mohojnë dhe nuk pasojnë udhëzimin e sjellë prej profetëve:

– “Sa e sa breza kemi shkatërruar para tyre, të cilët ishin shumë më të fortë e më të pushtetshëm se këta!” – Sa popuj kanë kaluar para këtyre, të cilët ishin edhe më të fuqishëm dhe të pushtetshëm se këta të sotmit. Ata lanë gjurmë të shumta, më të dukshme dhe më të mëdha në këtë botë.

– “Ata u përhapën nëpër tokë, por a gjetën shpëtim?!” – Ata pushtuan shumë vende, ndërtuan kështjella e ndërtesa të larta, me plantacione dhe lumenj. Por ata përhapën edhe shkatërrimin. Kështu, kur mohuan profetët e Zotit dhe shpërfillën udhëzimet e Tij, ata u goditën nga ndëshkimi i rëndë e poshtërues.

As pushteti dhe pasuria, as fëmijët dhe ushtritë e tyre nuk mundën t’i shpëtonin nga vdekja dhe ndëshkimi i të Madhëruarit. Asgjë nuk mund ta ndalonte ndëshkimin e të Plotfuqishmit mbi ta. Kësisoj, le të shërbejnë ata si shembull për çdo brez që vjen në këtë botë.