Select Page

– “Atje kanë çfarë të dëshirojnë, por prej Nesh ka edhe më shumë.” – Të devotshmit do të kenë atje çfarë të dëshirojnë, madje edhe më shumë se kaq. Ata do të kënaqen me mirësitë që Mëshiruesi u ka premtuar, mirësi që as syri nuk i ka parë, as veshi nuk i ka dëgjuar dhe as zemra nuk i ka ëndërruar.

Madje, do të kenë edhe më shumë se kaq. Atje do të shohin fytyrën e Allahut Bujar dhe të Lartësuar dhe do të lumturohen duke dëgjuar fjalën e Tij. Ata do të kënaqen përjetësisht me praninë e Krijuesit të gjithësisë. E lusim Allahun e Lartësuar të na bëjë prej tyre!