Select Page

“… që ka qenë pengues i mirësisë, i padrejtë e dyshues!” – Ata janë pengues të mirësive. Mirësia më e madhe që ata ia ndalojnë vetes dhe të tjerëve është besimi tek Allahu, melekët, librat dhe profetët e Tij. Ata janë pengues të të mirave që mund t’i kryejnë me trupin dhe me pasurinë e tyre. Përveç kësaj, ata janë shumë agresivë dhe të padrejtë ndaj robërve  të Allahut.

Ata janë, gjithashtu, dyshues dhe mosbesues ndaj premtimeve të Allahut të Lartësuar.  Siç kuptohet, këta lloj njerëzish nuk kanë as iman, as ihsan. Ata i ka pushtuar kufri dhe urrejtja për të vërtetën dhe pasuesit e saj. Ata kanë dyshime të shumta rreth të vërtetës që iu paraqitet dhe janë koprracë. Ç’është më e keqja, ata adhurojnë idhuj, krahas Allahut të Lartësuar.