– “Hidheni në Xhehenem çdo mohues kryeneç …” – Allahu i Lartësuar dhe i Drejtë i ka përshkruar këta njerëz me disa cilësi. Së pari, ata janë mohues të betuar të së vërtetës. Por ata janë edhe arrogantë e kryeneçë ndaj argumenteve të Allahut dhe atyre që e përhapin atë, duke bërë vazhdimisht gjynahe e padrejtësi.