– “Njeriu nuk thotë ndonjë fjalë pa pasur pranë një regjistrues të gatshëm.” – Çdo fjalë a vepër, e mirë apo e keqe, shënohet nga melekët. Meleku në të djathtë shënon fjalët dhe veprat e mira, ndërsa meleku në të majtë shënon fjalët dhe veprat e këqija. Këta të dy janë gjithmonë dhe kudo të pranishëm me njeriun, në çdo gjendje të tij. Në një ajet tjetër, i Lartësuari thotë: “Pa dyshim, mbi ju qëndrojnë rojet. Ata janë shkrues të ndershëm. Ata dinë gjithçka që bëni ju.” [Infitar 10-12].