Select Page

– “Ai (Kur’ani) pa dyshim do të jetë dëshpërim për jobesimtarët.” – Mohuesit e Kur’anit, ata të cilët nuk e besojnë dhe nuk e trajtojnë atë si librin e Zotit, kur të shohin dhe vuajnë ndëshkimin e paralajmëruar, kanë për t’u pushtuar nga një dëshpërim i thellë. Ata do të dëshpërohen se nuk i pranuan dhe nuk iu nënshtruan porosive të këtij libri. Ata do të pikëllohen për mirësitë e premtuara në të për besimtarët, të cilat tashmë nuk mund t’i arrijnë, dhe për ndëshkimin e paralajmëruar në të për mohuesit, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë. Atë ditë nuk do të ketë asnjë mundësi kthimi prapa e pendimi.