– “E askush prej jush nuk do të mund të ndërhynte për mbrojtjen e tij.” – Allahu i Lartësuar jo vetëm që nuk e ndëshkoi këtë njeri, por e ndihmoi dhe e përforcoi me mrekulli, argumente dhe fakte të shumta, që tregojnë besnikërinë e tij dhe vërtetësinë e Kur’anit që ai solli te njerëzit. Allahu i Lartësuar e ndihmoi atë duke i mundësuar fitore të mëdha dhe të vazhdueshme mbi armiqtë e tij. Ai i dhuroi Profetit pushtet mbi të gjithë ata që treguan armiqësi ndaj tij. Të gjitha këto janë dëshmi të vërtetësisë së profetësisë së tij; të gjitha dëshmojnë se Muhamedi ishte një profet besnik i Zotit të Plotfuqishëm dhe të Urtë.