Select Page

– “Unë betohem në atë që e shihni! Edhe në atë që nuk e shihni!” – Allahu i Lartësuar betohet në gjërat që i shohim dhe në ato që nuk i shohim. Kjo do të thotë që Allahu betohet në të gjitha krijesat. Madje, në këtë betim Allahu i Lartësuar përfshin edhe Veten e Vet. Ai betohet në gjithçka që ekziston për besnikërinë e Profetit dhe për vërtetësinë e Kur’anit. Allahu i Lartësuar betohet se Profeti e ka kumtuar Kur’anin me besnikëri, duke hedhur kështu poshtë çdo shpifje për të.