– “Ai sot nuk ka këtu asnjë mik, …” – Kuptimi: Sot, pra, Ditën e Gjykimit, këta nuk kanë asnjë mik ose ndihmës, që mund t’i shpëtojë nga ndëshkimi apo t’u japë shpërblim. Askush nuk mund t’u ofrojë atyre ndërmjetësim te Zoti i botëve, sikurse thotë i Lartësuari në një ajet tjetër: “Dhe asnjë ndërmjetësim nuk bën dobi te Ai përveç atyre që Ai u jep leje (për të ndërmjetësuar).”. [Sebe, 23]. Ata njerëz që mund të ndërmjetësojnë atë ditë janë vetëm besimtarët, të cilët nuk mund të ndërmjetësojnë për qafirët dhe kriminelët, siç thotë i Lartësuari: “Për zullumqarët nuk ka miq dhe as ndërmjetësues që u dëgjohet fjala”.