– “Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja) fund i përhershëm për mua!” – Ah, i mjeri unë, sikur pas vdekjes time të mos kishte ringjallje! Ah, sikur me vdekjen të mbyllej gjithçka! Ai kujton i dëshpëruar pasurinë dhe pushtetin që kishte në jetën e dynjasë, të cilët nuk i përdori për të fituar kënaqësinë e Krijuesit të Tij dhe lumturinë në ahiret. Ato tashmë nuk mund t’i shërbejnë për ta shpëtuar nga ndëshkimi i të Drejtit, qoftë edhe sikur të jepte për kompensim të gjithë tokën. Secili nga këta do të thotë: