– “Unë ia kam dhënë të gjitha mundësitë, ndërsa ai lakmon që t’ia shtoj edhe më shumë!” – Kuptimi: I dhashë shumë shanse në këtë dynja, në mënyrë që ai të arrinte çdo gjë që dëshironte prej saj. Por, pas këtyre, ai pretendon se do të arrijë edhe mirësitë e ahiretit, ashtu sikurse arriti ato të dynjasë, duke menduar se është i zoti për gjithçka që dëshiron, ashtu si në dynja. I Madhëruari e hedh poshtë këtë iluzion, duke thënë: