– “… që Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht.” – Ajo solli një ndëshkim të madh dhe befasues, që i shkatërroi të gjithë, për shtatë net dhe tetë ditë rresht.
– “Sikur t’i shihje njerëzit që shembeshin përdhe, si të ishin trungje hurmash të zgavruara.” – Pas këtij ndëshkimi, kufomat e njerëzve dukeshin si trungje hurmash të zgavruara, të stivosur njëri mbi tjetrin.