Select Page

– “Themudi dhe Adi mohuan Ditën e Tmerrit.” – Themudi ishte një popull që banonte në Hixhër. Allahu i Lartësuar dërgoi tek ata profetin Salih (a.s.), për t’i këshilluar që t’i largoheshin shirk-ut dhe të adhuronin vetëm Allahun Krenar dhe të Lartësuar si Një, të Vetëm dhe të Pashoq. Por ata e refuzuan ftesën e tij dhe e mohuan atë. Ata nuk e besuan lajmin e madh të Ditës së Kijametit, të ashtuquajturës “el Kâriatu”.

Ajo quhet kështu sepse jeķra’u – të tmerron me pamjet dhe situatat e saj të frikshme dhe dëshpëruese. Kështu veproi edhe populli i Adit, të cilët jetonin në Hadrameut. Allahu i Lartësuar dërgoi mes tyre profetin Hud (a.s.). Edhe ai i ftonte në teuhid dhe të besonin Ditën e Kijametit, por ata nuk e pranuan. Atëherë, Allahu i Lartësuar i shkatërroi këta dy popuj me një ndëshkim të përshpejtuar që në këtë dynja: